Trajneri i njohur Ismet Munishi e ka komentuar paraqitjen e Leo Messit kundër Polonisë.
I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri Munishi ka thënë se Messi ishte Messi sot.
“Messi ishte fantastik sot, sot ishte tamam Messi. Por, penalltia ishte e lehtë, ishte një lloj penallti dashurie”.
Fjalë të mira për Messin pati edhe trajneri, Bylbyl Sokoli, i cili tha me shaka tha se i ka dëgjuar kritikat e Munishit.
“Më duket që Messi i ka dëgjuar të gjitha kritikat e Munishit dhe tashmë është përmirësuar”, deklaroi Sokoli.
Kjo është nata e 12-të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës. /Telegrafi/