Trajneri, Ismet Munishi ka komentuar lojën e Anglisë ndaj Kolumbisë dhe gjykimin e amerikanit Mark Geiger.
Ai në emisionin ‘Dueli Botëror’ i TV Dukagjinit, foli për këtë ndeshje.
“Gareth Southgate po mundohet ta kthej futbollin anglez. Futbolli anglez duhet të kthehet në identitet. Luhet me forcë, shpejtësi dhe aksione me goditje në portë”.
“Por ky ende me tre mbrojtës. Nëse do të luajë futboll anglez duhet të luajë 4-4-2. Ka mesfushë, mbrojtës, që mundet të luajë ashtu. E ka edhe Jamie Vardyn që luajti mirë”.
“Me Suedinë duhet të luajë me Vardy dhe Kane në sulm, pasi ata do të mbrohen”.
“Penalltia e Anglisë u akordua shumë lehtë. Pati një kapje të lehtë dhe dyanshme, referimi më i dobët në këtë botëror ishte sot. Nuk referohet ajo penallti”.
“Referim i dobët, i doli ndeshja nga kontroll. Ankesa të mëdha në referim gjatë ndeshje. Gjyqtar i mirë është ai që nuk vërehet në fushë:, ka thënë Munishi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DlEhYROs3-k