Skuadra e Munich 1860 Munich tashmë është në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.
Skuadra e njohur gjermane ka pësuar humbje nga Jahn Regensburg me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Pas këtij rezultati ka pasur skena dhune nga tifozët në Allianz Arena, që kanë tentuar të thyejnë rrethojat e stadiumit e të futën në fushë.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 në Regensburg, ndërsa 1860 humbi 2-0 në Allianz Arena dhe duhet të largohet nga kjo kategori që nga viti 1991.
Për Munich 1860 në bankën rezervë ishte Fanol Perdedaj, i cili nuk luajti asnjë minutë.
Të Regensburg luajti mbrojtësi shqiptar me prejardhje nga Mitrovica, Haris Hyseni, që kishte 13 minuta në këtë ndeshje. /Telegrafi/