Telegrafi

I munguan shtatë futbollistë të karantinuar me Covid-19, një gabim trashanik i portierit dhe PSG e nis me humbje kampionatin

Paris Saint Germain e ka nisur me humbje edicionin e ri në kampionatin francez Ligue 1.

Edhe pse elita e futbollit francez ka nisur dy javë më parë, PSG ka zhvilluar ndeshjen e parë tani pasi kishte pushim për shkak të angazhimit në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi në ndeshjen e tyre të parë këtë edicion, PSG ka pësuar humbje minimale në udhëtim te Lens me rezultat 1-0.

Ishte minuta e 57-të e ndeshjes kur vendasit e Lens shënuan golin e fitores.

Portieri rezervë Bulka bëri një gabim trashanik, teksa sulmuesi Ignatius Ganago përfitoi duke shënuar për 1-0.

Ndërkohë për Lensin kjo ishte fitorja e parë në dy takimet e këtij edicioni në Ligue 1.

Vlen të theksohet se kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain pati mungesa të shumta në këtë sfidë.

Shtatë futbollistë titullar munguan shkaku që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe janë të karantinuar.

Yjet si Keylor Navas, Angel Di Maria, Leandro Paredes, Mauro Icardi, Marquinhos, Neymar dhe Kylian Mbappe janë me coronavirus dhe i munguan parisienëve. /Telegrafi/

https://twitter.com/FeuilleX/status/1304152084456054785?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1304152084456054785%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.gazetasheshi.com%2Flens-i-vjedh-shkelqimin-psg-se-ne-startin-e-kampionatit-francez-ja-goli-i-vetem-i-ndeshjes%2F