David Abraham ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Eintracht Frankfurt në fundjavë, ku do të kthehet në shtëpi, në Argjentinë për arsye familjare.
Mbrojtësi dhe kapiten i Frankfurtit luajti ndeshjen e fundit, në të cilën skuadra e tij fitoi 3-1 ndaj Schalkes.
Qendërmbrojtësi 34-vjeçar po kthehet në atdheun e tij pas shtatë viteve në Bundesigë në mënyrë që të kujdeset për djalin e tij.
Abrahami do të luajë për Huracan de Chabas në Liga Casildense, një kampionat rajonal në Argjentinë, për të qenë në afër familjes së tij.
“Unë u largova nga qyteti im i lindjes kur isha adoleshent”.
“Unë jam bërë baba tash e katër vjet e gjysmë dhe e kam parë djalin tim shumë pak, veçanërisht që kur filloi pandemia”.
“Asgjë nuk mund ta zëvendësojë këtë kohë, që ta shikojë djalin duke u rritur”, ka thënë argjentinasi pas ndeshjes.
Abrahami kthehet në Argjentinë pas një karriere në Evropë me klube si Nastic dhe Getafe në Spanjë, Basel në Zvicër dhe Hoffenheim dhe Frankfurt në Gjermani. /Telegrafi/