nga: Juan Manuel Inchauspe
Përktheu: Maksim Rakipaj
Ndonjëherë
në rrapëllimën e kotë të ditës
dritëza jote, gati e shuar, beftaz ndez
padurimin mes nesh.
Asnjëri s’flet.
Asnjëri gjë nuk thotë.
Mes kësaj rrapëllime dhe mallit për ty
shkëlqen e vetmja dritë që na ndrit.