Site icon Telegrafi

Mungesa nga dëmtimet dhe kartonët – Jose Mourinho thotë se do ta marr një mbrojtëse nga ekipi i femrave të Romës

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka justifikuar edhe një herë epitetin “Special One” pasi ka shprehur dëshirën që një futbolliste e Romës të luajë për ekipin e parë të meshkujve.

Në ndeshjen e çmendur ishte ajo e djeshmja ndaj Milanit, e cila përfundoi 1-1, ndërsa Roma mbeti pa dy lojtarë pa lëndimeve të Marash Kumbullës dhe Andrea Belottit.

Eksperti portugez u detyrua të vendosë në pozicionin e mbrojtësit Nemanja Matic për shkak të mungesave në skuadër, por nuk do të mund të llogarisë në atë zgjidhje në ndeshjen e radhës pasi mesfushori u pezullua për shkak të kartonëve të verdhë.

“Ekipi ynë i femrave fitoi Scudetton, ata kanë një lojtare shumë të mirë në pozicionin e mbrojtjes, ajo luajti për Bayernin, ndoshta mund të luajë për ne”, ka thënë Mourinho me shaka.

Lexo po ashtu Përfundon para kohe sezoni për Marash Kumbullën - mbrojtësi shqiptar ka pësuar lëndim të rëndë kundër Milanit

Ai iu referuar Carina Wenninger, një lojtare nga Austria që luan në Romë në huazim nga ekipin bavarez.

Dy golat e ndeshjes ndaj Milanit erdhën në kohën shtesë të pjesës së dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version