Tanguy Ndombele është blerja më e madhe e Tottenham, pasi për të pagoi rreth 60 milionë euro nga Lyoni.
22-vjeçari francez e nisi mirë aventurën me ekipin e ri dhe shënoi gol që në debutim.
Por prej ardhjes së Jose Mourinho ai ka pasur më pak minuta në fushë, ndërsa në ndeshjen e fundit nuk u grumbullua fare.
Trajneri portugez befasoi me deklaratën e dhënë pas fitores kundër Brighton në lidhje me mesfushorin e ekipit.
“Nuk mund të them që është i dëmtuar. Ndombele më tha përpara ndeshjes se nuk ishte në gjendje për të luajtur”.
“Frika e tij nuk bazohet vetëm në problemet fizike”, ka thënë Mourinho.
Diçka e tillë konfirmon se lojtari ka probleme psikologjike, teksa në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tij. /Telegrafi/