Site icon Telegrafi

Mungesa e shtyllava të duhura elektrike, shqetësim për banorët e fshatin Skivjan

Fshati Skivjan është një nga fshatrat me numrin më të madh të banorëve në Komunën e Gjakovës, dhe banorët e këtij fshati që jetojnë në mërgim herë pas herë bëjnë investime të ndryshme për të përmirësuar infrastrukturën dhe hapësira të ndryshme të këtij fshati.

Por, pavarësisht investimeve të ndryshme, një problem shqetësues për disa nga banorët e këtij fshati, përkatësisht banorët që jetojnë në rrugën “Hysen Rragomaj” është mungesa e shtyllave elektrike adekuate.

Banorët thanë që kjo problematikë ka ndikuar që reduktimet e energjisë elektrike të jenë të shumta.

“Në fshatin Skivjan ka redutime të shumta të energjisë elektrike. Sa i përket lagjes ‘Hysen Rragomaj’, ka rreth 5 vite që ekziston problemi i këtyre shtyllave elektrike, dhe duke e parë gjendjen e këtyre shtyllave në këtë pjesë, KEDS-i nuk ka bërë asnjë intervenim për rregullimin e tyre.”.

Përveç mungesës së shtyllave elektike adekuate, shqetësim tjetër i këtyre banorëve është edhe rënia në tokë e disa telave të energjisë elektrike, duke paraqitur kështu rrezik për të gjithë ata që mund të kalojnë eventualisht në afërsi të tyre.

Ndër të tjera banorët e fshatit Skivjan urojnë që këto problematika të zgjidhen sa më shpejtë.

Exit mobile version