Mungesa e kapakëve të pusetave që gjinden në pjesë të caktuara të Komunës së Gjakovës po vazhdon të mbetet një çështje shqetësuese për qytetarët e kësaj komune.
Një problem i tillë është raportuar së fundmi në platformën Ndreqe.com, ku në bazë së fotografisë e cila i është bashkangjitur raportimit vërehet mungesa e kapakut të pusetës, e vendosur në shtegun për biçikleta në afërsi të Parkut të ri në Komunën e Gjakovës.
Kjo pusetë për veçse është pengesë e cila paraqet rrezik për ata që e përdorin këtë shteg për lëvizje, ka filluar të shndërrohet edhe në një vend ku mblidhen mbeturina./Telegrafi/