Agjencia Ndërkombëtare për Krim ka organizuar një fushatë, në ngritjen e vetëdijes, për krime kibernetike.
Njësiti i kësaj organizate që merret specifikisht me sulmet kibernetike, këshillon për kujdes maksimal, ndaj këtij rreziku me përmasa shumë të mëdha.
Kërkesa numër një e kësaj organizate, është që shfrytëzuesit të instalojnë antivirus në pajisjet e tyre.
Në asnjë mënyrë mos të hapen mailat që vijnë nga adresat e panjohura dhe të dyshimta, të kontrollohen USB dhe CD para se të përdoren si dhe të blihen softverë nga burime legjitime./Telegrafi/