Robert Lewandowski është mbështetur për të thyer ‘mallkimin’ e tij në Kupën e Botës dhe për të dhënë një performancë të bukur në Katar.
Ylli i Polonisë është një nga sulmuesit më vdekjeprurës në botë me një karrierë të shkëlqyer klubi në nivelin më të lartë, por ende nuk ka shënuar në një Kupë Botërore.
Sulmuesi i Barcelonës, i cili ka 634 gola në karrierë, nuk ia doli të shënonte katër vjet më parë në Rusi, ndërsa Polonia u eliminua, duke përfunduar në fund të grupit të tyre me një fitore të vetme.
Por, portieri i Polonisë Wojciech Szczesny, dikur i Arsenalit por tani në Juventus, është i bindur se Lewandowski do të shkëlqejë në Katar dhe do të qëndrojë përkrah legjendave të Kupës së Botës të vendit të tyre si Zbigniew Boniek.
“Mendoj se është padyshim e rëndësishme për të dhe shoh se është shumë i motivuar para Kupës së Botës”, deklaroi Szczesny. “Askush nuk dyshon se Roberti është një nga lojtarët më të mirë në botë në ditët e sotme”.
Portieri i Meksikës, Guillermo Ochoa e di kërcënimin e paraqitur nga Lewandowski dhe tha: “Ne e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Lewandowski, nuk ka asnjë debat për këtë”. /Telegrafi/