Site icon Telegrafi

A mundet Eriksen të luajë përsëri futboll?

Christian Eriksen tronditi jo vetëm botën e futbollit, por edhe persona të tjerë për shkak të incidentit që i ndodhi në takimin e Danimarkës ndaj Finlandës në Euro 2020.

Ylli i Interit që përfaqëson danezët u rrëzua në tokë fillimisht, derisa më vonë u bë e ditur se ai kishte pësuar sulm në zemër.

Stafi mjekësor bëri punë të madhe, duke e shpëtuar atë në sekondat e fundit, derisa pas incidentit është vënë në pikëpyetje nëse ai mund të luajë sërish.

Shumë teste do të kryhen në mesfushorin në orët e ardhshme, me mjekët që kërkojnë ndonjë parregullsi kardiake.

Mbetet të shihet, pra, nëse ai do të jetë në gjendje të kthehet në fushë apo do të pensionohet para kohe nga futbolli.

Lexo po ashtu Kardiologu që e njeh prej kohësh Eriksenin thotë se lojtari nuk ka pasur kurrë probleme me zemër

Për shokët e tij të skuadrës, ndërkohë, ndikimi i ngjarjeve të së shtunës ishte i rëndësishëm dhe shtypi danez po raporton se ata janë ende të tronditur.

Për më shumë, ata u detyruan të riktheheshin në fushë nga ora 20:30 (me ndeshjen që kishte filluar në ora 18:00), derisa pësuan humbje 1-0 nga Finlanda. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version