Risako Kawai, fituesja japoneze e medaljes së artë në mundje, ka festuar triumfin duke përplasur trajnerin e saj 56 vjeçar në tokë para se të parakalonte me të mbi shpatulla.
21 vjeçarja, e cila rrëmbeu medaljen e katërt të artë në mundje për femra në Rio, mahniti turmën me festimin e çuditshëm.
“Para finales, trajneri më tha se donte ta ngrija mbi shpatulla”, tha ajo për mediat vendase.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=vI8JbYXc988
Kawai mposhti kampionen evropiane Mariya Mamashuk nga Bjellorusia me një rezultat 3 -0 në stil të lirë -63 kg këtë të enjte, në herën e saj të parë në Lojërat Olimpike.