Telegrafi

Mundësja Njomëza Krasniqi pësoi në kategorinë -49 kg në ‘Baku 2019’

(Foto: Kosovo National Olympic Committee)

Njomëza Krasniqi është mundësja, e cila e ka përfaqësuar Kosovën në garat e Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, ‘Baku 2019’.

Gjatë ditës së hënë, ajo është përballur me gjermanen Rebekka March në kategorinë 49 kilogramë.

Njomza nuk arriti ta kalonte këtë pengesë, mirëpo pjesëmarrja në ‘Baku 2019’ është një përvojë e mirë për të.

“Mundësja jonë, Njomëza Krasniqi, garoi sot në garat e Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, ‘Baku 2019′”.

“Njomëza nuk arriti të kalojë gjermanen favorite dhe me shumë cilësi, Rebekka March, kategoria -49 kilogramë. Për garuesen tonë, pjesëmarrja në gara të nivelit të tillë është një përvojë e mirë e fituar”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.