Telegrafi

Mundësit kosovar e mbyllin evropianin me humbje

Mundësit kosovarë kanë përfunduar me humbje aventurën e tyre në Kampionatin Evropian, i cili është duke u mbajtur në Letoni.

Në kategorinë deri në 97 kilogramë, reprezentuesi kosovar, Edon Shala, ka pësuar humbje nga mundësi sllovak, Jozef Jaloviar 13:3 për të përfunduar aventurën e tij me humbje pavarësisht paraqitjes së mirë të cilën e kishte.

Edhe vëllai i Edonit, Egzon Shala, i cili përfaqëson Shqipërinë në mundje përkundër humbjes së pësuar në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian me rezultat 14:2, kishte një paraqitje solide edhe pse u mposht nga Nicolai Ceban, transmeton zeri.

Të martën në Kampionatin Evropian në Mundje është eliminuar edhe mundësi tjetër kosovar. Bëhet fjalë për Kastriot Sedollin, i cili u mposht në të tetën e finales nga hungarezi, Jozsef Molnar, 10:0, në kategorinë 57 kilogramë.