Telegrafi

Mundësi për realizim të idesë

Në bazë të njoftimit të publikuar në ueb faqen përkatëse www.ickosovo.com, thuhet se ata që kanë ide me bazë teknologjike dhe ata që kanë një biznes të fushës së teknologjisë informative mund të aplikojnë për të hyrë në dimensionet e zhvillimit, ku përfshihen: rrjeti për konsulencë, trajnimet profeisonale, sinergjia ndërmarrëse, hapësira të lira dhe të kapshme për punë, mundësia për qasje në resurse të ndryshme, etj.

Safet Rama, Menaxher i Inkubatorit për biznese pranë Innovation Centre Kosovo, shprehet për telegrafi.com se thirrja e hapurqë është lansuar që pothuajse dy javë është një mundësi shumë e mire që përfundimisht ata që po synojnë të hapin biznesin e tyre të kenë ku të orientohen. “Një incubator për biznese, është mundësi shumë e mire për të gjithë ata që janë duke kërkuar ekspertizën, hapësirat e punës dhe trajnimet e nevjoshme për të kthyer idenë e tyre në realitet” shprehet ai.

Me fjalë të tjera nga kjo nënkuptohet se bizneset startuese apo siç po quhen startups, do të kenë mundësitë shfrytëzojnë zyre për një afat të caktuar kohor, e gjatë tërë kësaj në mes tjerash të përfitojnë edhe shërbime konsulence, trajnime adekuate për të avancuar atë pjesë të stafit që duhet profesionalizuar, si dhe qasje në një rrjet të gjerë për mundësi të depërtimit edhe në tregun ndërkombëtar.

Afati i fundit për dorëzim të aplikimieve që duhet të plotësohen online në ueb faqen e Innovation Centre Kosovo, është data 24 shkurt 2012./Telegrafi