Xherdan Shaqiri ka bërë karrierë në Stoke City dhe Liverpool në Ligën Premier, para se të largohej këtë vit te Lyoni.
Anësori shqiptar është vetëm 1.69 dhe shpesh ngacmohet për këtë gjë, por aftësitë e tij teknike shpesh herë e kanë kapërcyer këtë mangësi.
Të enjten mbrëma në Ligën e Evropës, mungesa e gjatësisë së Shaqirit shakoi një momentet paksa qesharak.
Shaqiri luajti 90 minuta ndërsa Lyon triumfoi 3-0 ndaj Sparta Pragës në ‘Parc Olympique Lyonnais’.
Por ai pa dashje u bë viral pasi humbi një mundësi të mirë në pjesën e dytë, ku gjuajtja e tij u ndal nga portieri Florin Nita.
Në shpejtësi e sipër Shaqiri u përpoq të kapej në traversë për të ndaluar hovin, që të mos e qonte në rrjetë.
https://twitter.com/armendazizi6/status/1457001257848221701
Por ky ishte një gabim i madh, pasi pavarësisht kërcimit të tij, Shaqiri nuk arriti të prekë as traversën dhe rënë në tokë dhe duke përfunduar në rrjetë.
Kjo gjë ka marr reagime të mëdha në rrjetet sociale, pasi shumë tifozëve iu është dukur qesharak ky moment.
Shaqiri është një nga futbollistët me më shumë trofe në botë, pasi ka fituar Ligën Premier League, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës./Telegrafi/