Telegrafi

Mund t’ju ketë ikur, momenti kur Neuer turpëron me driblime kundërshtarin

Manuel Neuer ka dhuruar edhe një herë spektakël, kësaj radhe jo me pritjet e tij, por në cilësinë e ‘futbollistit’.

Gjermania ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen e tyre në udhëtim ndaj Bjellorusisë në kuadër të Grupit C për kualifikimet për Euro 2020.

Golat në këtë fitore të skuadrës së Joachim Loeë u shënuan nga Leroy Sane (13′) dhe Marco Reus (62′).

Lexo po ashtu Gjermania merr tri pikë nga përballja me Bjellorusinë

Megjithatë, në këtë ndeshje shkëlqeu edhe portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer.

Momenti kur Neuer rrëzon kundërshtarin (Foto: B/R Twitter)

Kësaj radhe jo me pritjet e tij, por me disa driblime që ia bërë një futbollisti kundërshtar duke e rrezuar.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 30-të kur rezultati ishte 0-1, ndërsa videon mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/