Manuel Neuer ka dhuruar edhe një herë spektakël, kësaj radhe jo me pritjet e tij, por në cilësinë e ‘futbollistit’.
Gjermania ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen e tyre në udhëtim ndaj Bjellorusisë në kuadër të Grupit C për kualifikimet për Euro 2020.
Golat në këtë fitore të skuadrës së Joachim Loeë u shënuan nga Leroy Sane (13′) dhe Marco Reus (62′).
Megjithatë, në këtë ndeshje shkëlqeu edhe portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer.
Kësaj radhe jo me pritjet e tij, por me disa driblime që ia bërë një futbollisti kundërshtar duke e rrezuar.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 30-të kur rezultati ishte 0-1, ndërsa videon mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/
Manuel Neuer is back 🔥 https://t.co/qz7v0306Dv
— Bayern Galaxy (@BayernGaIaxy) June 9, 2019