Të gjithë e kemi provuar ankthin dhe konfuzionin që vjen nga të folurit dhe të dëgjuarit me maska. Me këtë rast, ndoshta kemi kuptuar se “të lexosh sytë” s’është gjithmonë aq e lehtë
Fytyra: Një pasuri me informacion!
Një fytyrë e maskuar vë disa kufizime serioze në aftësinë tonë për të mbledhur informacion domethënës social dhe emocional. Ajo që normalisht është automatike për shumë prej nesh është bërë një lojë supozimi dhe pasigurish, gjatë kohës kur të gjithë mbanin maska.
Meqenëse nuk kemi qasje në gjysmën e poshtme të fytyrës, ne përfundojmë duke humbur disa sinjale të rëndësishme. Por për fat të mirë, shumë njerëz janë të mirë në dekodimin e emocioneve vetëm nga sytë, shkruan Psychology Today.
Ka një test për këtë
Projektuar fillimisht nga Simon Baron-Cohen në Universitetin e Cambridge, si pjesë e kërkimit të tij mbi autizmin, testi është përdorur gjithashtu për të parashikuar zgjidhjen e problemeve të bazuara në ekip midis të rriturve jo-autikë.
Të rriturit me Sindromën Asperger ose autizmin me funksionim të lartë shënuan 22 pikë mesatarisht në këtë test. Mesatarja për të rriturit e tjerë është 26. Studentët shënonin mesatarisht 28 dhe rezultatet individuale variojnë nga 17 në 35.
Testin mund ta provoni këtu (është në gjuhën angleze), citon Anabel.
Nëse merrni një rezultat të ulët, mos u shqetësoni. Aftësia juaj për të lexuar emocionet nga sytë në këtë test ndikohet nga shumë faktorë duke përfshirë ndriçimin, cilësinë e ekranit, lodhjen, gjendjen e tanishme dhe njohuritë tuaja të gjuhës angleze.
Testi nuk duket se funksionon mrekullisht për anglishtfolësit jo-amtarë. Fakti që imazhet e fytyrës janë marrë të gjitha nga revistat britanike në vitet 1990 mund të kontribuojë gjithashtu në ndryshimin individual të performancës.
/Telegrafi/