Kur Frank Underwood nuk është duke i shkatërruar jetët e personave të pafajshëm dhe duke bërë plane për dominimin e botës, ai djersitet i tëri duke bërë ushtrime fizike në shtëpinë e tij.
Duke marrë parasysh se premiera e sezonës së re të serialit “House of Cards” është shumë afër, Men’s Health ka menduar për ju, duke e përgatitur një rutinë ushtrimore të inspiruar nga kjo seri e njohur e Netflix-it, transmeton Telegrafi.
Rutina është kjo:
1. Bëni 500m aq më shpejt që mundeni, me qëllim që t’i kryeni brenda dy minutave ose më pak.
2. Nëse i bëni 500m në makinë kanotazhi brenda dy minutave, atëherë performoni aq më shumë pompa në numrin e sekondave që ju kanë mbetur në atë 2-minutësh. P.sh., nëse i bëni 500m në makinë kanotazhi për 90 sekonda, atëherë bëni aq më shumë pompa që mundeni për 30 sekonda.
3. Tani pushoni një minutë. Kjo konsiderohet si një rund, ndërsa preferohet t’i mbani mbi pesë runde.
VËREJTJE: Nëse kjo ju duket sfiduese, bëni vetëm dy deri në tri runde, ndërsa pushoni dy minuta ndërmjet rundeve. /Telegrafi/