Telegrafi

Mund të pronësojë vetëm një klub në Serie A, pronari i Lazios duhet ta shesë Salernitanan

(Foto: Twitter/Lega Serie A)

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur që pronari i Salernitanas, Claudio Lotito, ka kohë deri më 25 qershor që ta shesë klubin, duke qenë se është edhe pronar i Lazios.

Salernitana siguroi promovimin në Serie A për herë të parë pas 23 vitesh, ndërsa Lotito nuk ka të drejtë të posedojë dy klube në të njëjtën ligë.

Këshilli i FIGC në Romë ka vendosur që pronari duhet ta shesë klubin e ri të promovuar deri në datën 25 qershor 2021.

Pronari i Lazios dhe Salernitanas, Claudio Lotito (Foto: Twitter/Molatsportgist)

Nëse nuk ndodh ndërrimi i pronësisë deri në atë datë, atëherë Salernitanas nuk do t’i pranohet inkuadrimi në elitën e futbollit italian.

Lexo po ashtu Salernitana i bashkohet Empolit dhe bëhet pjesë e Serie A

Është e ndaluar që një pronar t’i ketë dy klube në Serie A, ashtu që Lotito duhet të gjejë sa më shpejt një blerës. /Telegrafi/