Telegrafi

“Mund të premtoj një gjë”, fjalët e para të Contes si trajner i Napolit

Antonio Conte e quajti Napolin një ‘vend me rëndësi globale’ pasi vendosi zyrtarisht stilolapsin në letër në kontratën e tij trevjeçare.

Trajneri 54-vjeçar italian u emërua zyrtarisht sot (e mërkurë) si trajneri i ri i klubit nga “Diego Armando Maradona Stadium”.

Conte ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Napolin, e cila e mban atë lidhur deri në qershor të vitit 2027.

Duke folur në prezantimin e tij, ai nënvizoi lumturinë dhe emocionin e tij që u bë trajneri i ri i Napolit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Antonio Conte emërohet trajner i ri i Napolit

“Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për idenë për t’u ulur në stolin e Azzurrëve”, ka thënë fillimisht Conte.

“Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im, së bashku me atë të stafit tim, do të jetë total”, përfundoi italiani.

Conte në të kaluarën ka drejtuar me shumë sukses Juventusin, Chelsean dhe Interin, ku me tri skuadrat ka fituar titullin e ligës, ndërsa së fundmi drejtoi Tottenham Hotspur. Ai ka udhëhequr edhe Kombëtaren e Italisë. /Telegrafi/