Site icon Telegrafi

Mund të largohet nga Italia, dy klubet e mëdha vihen pas Mancinit

Shumë media shkruajnë se Roberto Mancini do të largohet nga Italia, ndërsa e ardhmja e tij lidhet me Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Trajneri nuk ka vendosur për të ardhmen pas dështimit për ta kualifikuar Italinë në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Italia do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Turqisë të martën në mbrëmje, që mund të jetë e fundit e tij për Azurrët.

Ai mund të kthehet për të drejtuar një klub, ku kryesisht mediat angleze janë ato që shkruajnë më shumë.

Daily Mirror dhe Talksport shrkuajnë se Manchester United, vazhdojnë të mendojnë për të edhe pse zgjedhja e tyre e parë është Erik ten Hag, por ai ka kontratë me Ajaxin.

Ndërsa Sportitalia, shkruan se PSG ka bërë një qasje për të pyetur për disponueshmërinë e Mancinit.

Te PSG ai do të ribashkohej me dy italianë Marco Verratti dhe Gianluigi Donnarumma./Telegrafi/

Exit mobile version