Rafael Da Silva beson se ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Anderson mund të ketë qenë një yll nëse nuk kishte zakone të këqija të ngrënies.
Mbrojtësi brazilian ka zbuluar se si problemet e shëndetit dhe peshës së Anderson u përkeqësuan nga shija e tij për ushqim të shpejtë.
Në autobiografinë e tij të re të përbashkët me vëllanë binjak Fabio, ish-mbrojtësi i United Rafael e vlerësoi lartë talentin e Andersonit, por jo edhe vesin e tij.
“Ne mund të ishim duke shkuar në stërvitje dhe posa të kalonim në autostradë, Anderson do të hidhej në mënyrë impulsive dhe do të bërtiste “McDonald’s, McDonald’s”. Djali ishte i çmendur, por unë e dua atë”, ka thënë fillimisht Rafael.
“Jepi një top futbolli dhe ai thjesht do të luante me liri dhe nganjëherë, nëse do të kishte një ndeshje të mirë, ai mund të luante si çdo lojtar në kampionat”.
“Jo vetëm kaq, por kur ai po luante mirë, ne po luanim futboll të shkëlqyeshëm”.
“Ai mori shumë lëndime të mëdha dhe më pas problemet e tij me ngrënien bënë që ai të ndikohet”.
“Nuk ishte rastësi që forma e tij më e mirë erdhi kur ai kishte shumë ndeshje sepse kjo ishte koha kur ai nuk mund të hante aq shumë”.
“Unë do të them diçka për Anderson – nëse ai do të kishte qenë një futbollist profesionist, ai do të mund të ishte më i miri në botë”.
“Jam duke thënë shumë seriozisht. Nuk e di nëse ai ka marrë ndonjë gjë. Ai thjesht e donte jetën në një mënyrë kaq të lehtë dhe të rastësishme”.
“Në disa mënyra, kjo ishte një cilësi. Ishte ajo që e bëri atë kaq të popullarizuar dhe një nga lojtarët më të njohur në klub. Por ai thjesht do të hante çdo gjë që do t’i vihej para tij”, përfundoi ish-mbrojtësi i Unitedit.
Anderson bëri vetëm 181 paraqitje për Unitedin, që kur u nënshkrua nga Gremio. /Telegrafi/