Site icon Telegrafi

Mund të befasoheni por kjo është sasia e detergjentit që duhet të përdorni kur lani rrobat

Larja e rrobave është një proces i rëndësishëm në jetën e përditshme, që ndihmon në ruajtjen e pastërtisë dhe higjienës personale.

Një diskutim i gjerë, dhe një dilemë të zakonshme të cilën e kemi gjatë pastrimit të rrobave është sasia e detergjentit që duhet vendosur në makinën larëse.

Dikush vendos shumë, e dikush më pak, dhe asnjëherë nuk jemi të sigurt se cila është sasia e duhur.

Mund të habiteni, por për të pastruar në mënyrë efektive rrobat tuaja, ju duhet të përdorni maksimumi vetëm dy lugë gjelle për një larje – dhe kjo sasi detergjenti vlen për ngarkesa të mëdha prej pesë kilogram ose më shumë, shkruan Wirecutter.

Siç thonë ekspertët, një lugë gjelle mjafton për të pastruar plotësisht një ngarkesë mesatare që zakonisht peshon 3.6 kilogram.

Nëse i lani veshjet me dorë, atëherë duhet të përdorni edhe më pak detergjent.

Sasia e detergjentit që duhet të shtoni varet nga marka, por mbani në mend se pjesa e pasme e shishes suaj mund të rekomandojë që të përdorni më shumë se 2 lugë gjelle për secilën ngarkesë.

“Disa prodhues detergjentësh do të gënjejnë  në etiketë”, paralajmëroi një eksperte.

“Por mbani mend, ata po shesin një produkt dhe duan që ju të blini më shumë prej tij”.

Exit mobile version