Adnan Januzaj është kthyer të shënojë gol pas një kohe të gjatë, ku gjeti rrjetën për Las Palmas në ndeshjen ndaj Getafes.
29-vjeçari Januzaj shënoi të dielën, golin e vetëm për Las Palmasin, dy minuta pasi hyri në fushë, pra ai shënoi në minutën e 89-të.
Për ish-reprezentuesin e Belgjikës është paraqitja e shtatë këtë edicion në La Liga, ku deri tani kishte edhe një asistim.
Como le ha pegado Januzaj. Lo que pudo haber sido.
— Álvaro Muñoz Gómez (@AlvarooSVQ) January 12, 2025
Mund të mos besoni, por dikur talenti më i madh në futbollin anlgez, ka gjetur golin pas më shumë se një vit e gjysmë.
Ai kishte realizuar dy gola e një asistim në fitoren 4-2 të Basaksehirit ndaj Giresunsporit në Superligën turke.
Në edicionin e kaluar i kishte tetë paraqitje për Sevillan, por pa gol e asistim.
Las Palmasi është në vendin e 14-të në kampionatin spanjoll me 22 pikë. /Telegrafi/