Thomas Muller ka folur rreth shkarkimit të trajnerit italian, Carlo Ancelotti.
Ky i fundit është larguar prej drejtimit të Bayern Munichut pas disa ndeshjeve të dobëta, e cila ka bërë që bavarezët të jenë pesë pikë pas Borussia Dortmundit.
Sulmuesi gjerman mendon se strategu nuk kishte faj në paraqitjet e dobëta të Bayernit, por lojtarët e kampionit të Bundesligas.
“Pjesa më e madhe e kësaj situate problematike kanë qenë vetë lojtarët e skuadrës, të cilët hyjnë në fushë dhe nuk japin atë çka kërkojnë tifozët tanë. Duhet të bëhemi realistë mbi këtë çështje dhe jo të mendojmë se fajtori ishte Ancelotti”, tha Muller për mediat gjermane.
Me largimin e italianit, në drejtimin e skuadrës është rikthyer pas katër vitesh, legjenda gjermane, Jupp Heynckes, me të cilin kampionët gjermanë kanë shënuar tripletën në vitin 2013.
Ndryshe, vlen të theksohet se 58-vjeçari vitin e kaluar është shpallur kampion në shtetin gjerman.
Carlito është raportuar se mund të merr drejtimin e Milanit, por ai ka pohuar se do të pushojë deri në verë. /Telegrafi/