Bayern Munich e hapi sezonin e ri të Bundesligës me fitoren 3-2 si mysafir ndaj Wolfsburgut.
Ndeshja në Wolfsburg do të mbahet mend edhe për situatën komike në të cilën u përfshi veterani i Bayernit, Thomas Muller.
Kjo ndodhi pas rezultati r 2-2 kur Jakub Kaminski dërgoi topin në rrjetën e tij, kështu që trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany, u dërgoi udhëzime lojtarëve të tij përmes Muller.
Muller mblodhi shokët e tij në qendër të fushës dhe nxori një copë letër nga shortset me udhëzimet e Vincent Kompany mbi të.
Belgu i tha Joshua Kimmich në një copë letër që të kalonte nga mesfusha në mbrojtje për t’i lënë vend Mullerit në qendër.
Kjo padyshim dha fryt, pasi Bayern shënoi golin e fitores në minutën e 82-të të ndeshjes me anë të Serge Gnabry, i cili shënoi me një asistim të Harry Kane. /Telegrafi/