Thomas Muller thotë se golat nuk e plotësojnë atë, pasi dështoi të shënonte deri tani në Euro 2016.
Sulmuesi i Bayernit ishte golashënuesi më i mirë i Gjermanisë në kualifikimet për turneun e Francës, por nuk ka shënuar akoma deri tani në Euro 2016.
Megjithatë, ai thotë se suksesi i ekipit është më i rëndësishëm se suksesi individual, para gjysmëfinales të së enjtes ndaj Francës.
“Golat nuk më plotësojnë. Ato ndoshta janë vetëm për bukuri. Unë jam i mbushur me dëshirën për sukses. Sigurisht, dua të shënoj gola. Në Afrikën Jugore përfundova Botërorin si top golashënues. Një gol do të më ndihmonte që të mos kem nevojë të përgjigjem më në pyetjet për mungesën e golave”, ka deklaruar Muller në konferencën për media.
26-vjeçari ka shënuar 32 gola në 76 paraqitje për ekipin kombëtar të Gjermanisë.