Thomas Muller është lojtari i radhës që është infektuar me COVID-19 te skuadra e Bayern Munich.
Sulmuesi do të mungojë për një periudhë të pacaktuar, deri në momentin që do të dali testi negativ.
Lojtari është vete-izoluar direkt dhe Julian Nagelsmann do të duhet t’i bëjë planet pa gjermanin.
Muller është në gjendje të mirë shëndetësore, por që duhet t’i respektojë rregullat e përcaktuara nga shëndeti publik në Gjermani.
Natyrisht se mungesa e tij për Bavarezët është e dukshme, duke ditur se është një lojtar që nëse nuk shënon, është aty për të asistuar. /Telegrafi/
ℹ️ Thomas Müller positiv auf das Coronavirus getestet.
— FC Bayern München (@FCBayern) February 21, 2022