Site icon Telegrafi

Muller fillon grindjen në distancë me Ancelottin: Do të flas me të pasi kështu nuk shkon

Pas shtatë sezonesh në të cilat ka shënuar me mbi dhjetë gola, Thomas Muller, këtë kampionat që lamë pas ka mbetur nën këtë shifër. 

Ky është momenti më i vështirë në karrierën e gjermanit që pas ardhjes së Carlo Ancelottit nuk ka luajtur në shumë ndeshje.

Ai ka thënë se do të flas me trajnerin para se të fillojë sezoni.

“Detyra ime është të jem i vlefshëm në sulm. Ka qenë e vështirë për mua që të gjej një rol në modulin e Ancelotti”.

“Në ndeshjen kundër RB Leipzig, sfida e parë e rëndësishme e sezonit, ai më la në bankë dhe skuadra fitoi 3-0 me një paraqitje shembullore”.

“Menjëherë më pas, trajneri nuk hoqi dorë nga ajo skuadër, nga ai modul. Tani dua të përqendrohem, të përgatitem mirë dhe të transmetojë forcën time skuadrës”.

“Shumë e rëndësishme është që një futbollist të ketë komunikim me trajnerin dhe unë me Ancelotti do të flasim para se të fillojë sezoni i ardhshëm”, theksoi sulmuesi gjerman.

Exit mobile version