Thomas Muller thotë se ai dëshiron që të krijojë histori me Gjermaninë në këtë Kampionat Botëror.
Sulmuesi gjerman thotë se atij i pëlqen shumë presioni mbi ekipin gjerman për t’u bërë ekipi i parë që e fiton Kupën e Botës dy herë rresht që nga viti 1962.
Fituesi i vitit 2014 e fillon fushatën të dielën ndaj Meksikës në Moskë dhe është mjaft i motivuar për të bërë histori.
“Natyrisht, është situtë krejt e re për ne si kampinë aktual, por është motivim i veçantë që të mbrojmë titullin”.
“Asnjë ekip gjerman nuk e ka bërë këtë më herët. Është gjë e veçantë të mbrohet titulli i Kupës së Botës. Ne mezi presim ta bëjmë këtë”, u shpreh Muller.
Muller është gjashtë gola prapa Miroslav Kloses në garën për t’u bërë top golashënues i kombëtares pancere në histori të Kampionateve Botërore.
Muller e ka konkurrencën e Timo Ëerner në sulmin e Gjermanisë. /Telegrafi/