Site icon Telegrafi

Muja: Nëse jemi parimor me taksën, të vendoset masa edhe ndaj Kinës – është partneri i dytë tregtar i Kosovës

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini përfaqësuesit politikë kanë debatuar për taksën dhe dialogun.

Profesori universitar, Armend Muja, ka thënë se vetëm AAK ndjehet komode në temën e taksës, ndërsa sipas tij subjektet tjera nuk e dëshirojnë këtë temë.

Muja ka thënë Besnik Tahiri ka mbrojtur mirë temën e taksës, por thotë se efektet nuk kanë qenë të menduara qysh në fillim.

Ai thotë se nëse taksa ka pasur qëllim të dëmtojë Serbinë për shkak të mosnjohjes atëherë njëjtë do të ishte dashur të veprohej edhe me Kinën.

“Dy shtetet që më së shumti kanë dëmtuar Kosovën në marrëdhëniet ndërkombëtare janë Rusia dhe Kina. Kina momentalisht është partneri ynë i dytë tregtarë. Një masë e tillë do të ishte dashur t’i vendosej edhe Kinës”.

Muja thotë se pavarësisht se Kina ka eksporte tjera të mëdha edhe Serbia eksporton në Kosovë vetëm 3.6% të produkteve të saja.

“Serbia shumicën e eksporteve i ka në Bashkimin Evropian”, tha ndër të tjera Muja./Telegrafi/

Exit mobile version