Sulmuesi anësor i Dritës, Arbnor Muja ka folur në konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Royal Antwerp.
Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0.
Drita dhe Royal Antwerp do të ballafaqohen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Ne jemi të motivuar dhe poashtu kemi analizuar kundërshtarin. Loja e parë na ka shërbyer mirë si një pasqyrë e analizës. Të gjithë jemi të motivuar dhe mezi presim të luajmë nesër”.
“Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojë të kualifikohemi tutje”, ka thënë Muja .
Në konferencë për media ishte i pranishëm edhe kryetrajneri Ardian Nuhiu. /Telegrafi/