Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka takuar Kolonelin Francesco Errico, i cili do të udhëheqë Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it – Regional Command West në Pejë për gjashtëmujorin e ardhshëm.
Kryetari Muhaxheri i uroi mirëseardhje në Komunën e Pejës, Kolonelit Errico, të cilin e falënderoi për vizitën, si dhe i uroi suksese në detyrën dhe përgjegjësinë, që e ka marr, po ashtu theksoi se bashkëpunimi me KFOR-in italian do të vazhdojë edhe në të ardhmen për çështje të ndryshme, të cilat do të jenë në interes të përbashkët për Komunën e Pejës.
“Koloneli Errico e falënderoi Kryetarin Muhaxheri për mikpritjen dhe theksoi s’e prej që kam ardhë në Kosovë takimin e parë me Kryetar të Komunave, po e bëjë me Ju, sepse me Pejë kemi një bashkëpunim të veçantë dhe sot do të dhurojmë një donacion për SHFMU ‘Haxhi Zeka’, në fshatin Zahaq, pra kjo është edhe një dëshmi, që jemi afër popullit”, bëhet e ditur në njoftim.
“Unë kam qenë para 20 viteve në Pejë dhe po e shoh, që qyteti i Pejës paska ndryshuar shumë për të mirë, sepse Peja është qytet i bukur dhe shumë i rëndësishëm.
Po ashtu, e kam vërejtur një bashkëpunim shumë të mirë midis qytetit dhe fshatrave, që nuk ka asnjë dallim dhe është një zhvillim i përgjithshëm, për një jetesë dhe bashkëpunim të përbashkët”, citohet të ketë thënë Errico. /Telegrafi/