Laureati i Nobelit, Muhammad Yunus, ka deklaruar se ka “shumë punë për të bërë” në Bangladesh, pasi mbërriti në vend për të marrë postin e udhëheqësit të përkohshëm.
“Njerëzit janë të emocionuar”, i tha 84-vjeçari BBC-së disa momente pasi fluturoi në kryeqytetin Dhaka nga Franca të enjten. Ai do të betohet më vonë, transmeton Telegrafi.
Aeroplani i tij aterroi vetëm disa ditë pasi Sheikh Hasina – gruaja që sundoi Bangladeshin me një grusht të hekurt për 15 vjet – iku përtej kufirit në Indi, transmeton Telegrafi.
Ajo dha dorëheqje si kryeministre pas javëve të protestave të udhëhequra nga studentët – të cilat lanë qindra të vdekur – u përshkallëzuan dhe kulmuan me thirrjet që ajo të tërhiqej.
Vendimi për të emëruar Yunus si kryesori i qeverisë së përkohshme, pasoi një takim midis presidentit Mohammed Shahabuddin, udhëheqësve ushtarakë dhe udhëheqësve studentorë.
Studentët kishin bërë të qartë se nuk do të pranojnë një qeveri të udhëhequr nga ushtria, por se në krye të saj e donin profesorin Yunus.
Shpresa është profesor Yunus i ashtuquajtur bankieri i të varfërve – që do të rikthej demokracinë në Bangladesh, pas vitesh autokraci. /Telegrafi/