Në Kuvendin zgjedhor të përgjithshëm të FFM-së, Muhamed Sejdini është zgjidhur për kryetar të FFM-së si ushtrues detyre.
Me 82 vota “për” dhe një i “përmbajtur”, Sejdini mori përkrahjen e delegatëve, si dhe mbështetjen nga FIFA dhe UEFA.
Sejdini falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë. Ai falënderoi edhe për përkrahjen e UEFA dhe FIFA dhe shpreson për bashkëpunim të ardhshëm siç ka qenë deri tani./Telegrafi/