Ernest Muçi ka arritur të shënojë gol në fitoren e Legias si mysafir ndaj Zaglebie me rezultat 2-1.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot një gol të rëndësishëm për skuadrën e tij e cila është në ndjekje të kryesuesve të Rakov në luftën për titullin kampion.
Muçi ishte titullar dhe në minutën e 59 u bë protagonist me një gol që çoi shifrat përkohësisht në 2-0 për skuadrën e tij.
59' | Ernest Muci makes it TWO💪#ZAGLEG 0⃣2⃣ pic.twitter.com/NOPpcatgaB
— Legia Warsaw (@LegiaWarsawEN) February 4, 2023
Pas një goditje dënimi, ai devijoi sferën aq sa për të nxjerrë jashtë loje portierin kundërshtar i cili nuk ia doli të mbante topin jashtë portës së tij.
Ky ishte goli i tretë për Muçin në këtë kampionat, ku ka dhënë edhe tre asistime, duke ndihmuar skuadrën që të jetë në garë për titullin kampion në këtë sezon. /Telegrafi/
https://twitter.com/ekstraklasowiec/status/1621970167222738947