Kjo është shtëpia e vogël laramane në rrotë, e rregulluar në mënyrën bashkëkohore, me zgjidhje të mira dizajnimi, të cilat kursejnë hapësirën…
Me gjatësinë e shfrytëzueshme prej vetëm 6 metrash, kompania ia ka arritur që të vendosë kuzhinën relativisht të madhe dhe qëndrimin ditor, dhomën e gjumit dhe banjën, transmeton Telegrafi.
Siç theksojnë në faqet e tyre, hapësira është dizajnuar për qëndrim të rehatshëm për katër persona. Fjala është për pajisjen komplet të shtëpisë, por në hapësirë të vogël.
Kjo shtëpi e lëvizshme, përbëhet nga përdhesja dhe nënkulmi për gjumë te i cili arrihet nëpërmjet shkallëve nga të cilat dy shkallët e para mund të futen brenda kur nuk ka nevojë për to për të kursyer hapësirën.
Në përdhese është vendosur qëndrimi i vogël ditor i larmë me divanin që paloset dhe që sipas nevojës mund të shndërrohet në shtrat për dy persona, me tavolinën e vogël të punës dhe me raftet gjeometrike moderne.
https://www.youtube.com/watch?v=xmRe5mhLh5Q
/Telegrafi/