Site icon Telegrafi

Mrekullia Bregu i Fildishtë shpallet kampion, fiton ndaj Nigerisë në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës

Bregu i Fildishtë ka shënuar fitore ndaj Nigerisë me rezultat 2-1 në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës. 

Të parët rrezikuan ‘Elefantët’, kur Simon Adingra gjuajti nga distanca, por në vend ishte portieri Stanley Nwabili.

Në minutën e 38-të, Nigeria mori epërsinë kur William Troost-Ekong shënoi me kokë për 1-0.

Me ketë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta kishte rezervuar spektakël.

Bregu i Fildishtë barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 62-të me Frank Kessien, që shënoi me kokë.

Vendasit u liruan pas golit të barazimit dhe vazhduan të luanin mirë, duke shënuar sërish në minutën e 81-të, kësaj radhe me Sebastian Haller që devijoi një harkim në portën e Nigerisë për 2-1.

https://twitter.com/pubitysport/status/1756796496136098009

Deri në fund, Bregu i Fildishtë ruajti rezultatin dhe arriti të shpallet kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës.

Fitorja e Bregut të Fildishtë mund të quhet mrekulli, pasi që ata kaluan tutje nga faza e grupeve nga pozita e tretë në grup.  /Telegrafi/

Exit mobile version