Një grup vullnetarësh me tepricë kilogramësh në një periudhë tremujore kanë ushtruar vazhdimisht duke vozitur ‘biçikletën e dhomës’ dhe duke ecur nëpër trakë. Rezultatet kanë treguar se si rezultat i ushtrimeve ata kanë ngrënë më pak.
Kjo shpjegohet me faktin se me anë të ushtrimeve rritet niveli i proteinës BDNF, e cila zvogëlon apetitin. Sa më i latë të jetë niveli i BDNF-së në gjak aq më pak konsumohen kaloritë dhe humbja e kilogramëve është më e madhe.