Telegrafi

Mposhtën serbët, spanjollët dhe francezët – studentët e Kosovës fitojnë medaljen e bronztë në karate  

Karateistët e Kosovës ka kanë fituar medaljen e bronztë në garat ekipore të evropianit për universitete.

Ekipi i karatesë ka fituar medaljen e bronztë në garat ekipore të Kampionatit Evropian të Universiteteve për sportet luftarake, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Karateistët tanë të përbërë nga studentët e Universitetit të Prishtinës, Benjamin Shabani, Dren Hajdari dhe Valdrin Rashiti, fituan medaljen në disiplinën kumite.

Ata mposhtën ekipet e Spanjës, Serbisë dhe Francës.

Evropiani është duke u organizuar nga Federata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA), kurse Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) është duke u përfaqësuar me ekipe të karatesë dhe taekwondo-s.