Telegrafi

Mozilla vazhdon bashkëpunimin me Google

Sipas kushteve të marrëveshjes, Google do të vazhdojë të jetë motori primar i kërkimit në internet për përdoruesit e Mozilla-s, përkatësisht shfletuesit e Firefox. Kushtet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

Marrëveshja me Google ka qenë burimi kryesor i të ardhurave për organizatën Mozilla, e cila ka gjeneruar rreth 84% të hyrave, ose 121.1 milionë dollarë për vitin 2010.

Marrëveshja fillestare mes Mozilla dhe Google ka skaduar në nëntor të 2011-tës, dhe në tetor të këtij viti thuhej se Mozilla Firefox ka nisur një bashkëpunim me Bing, duke shkaktuar spekulime se Firefox do të kalojë në Microsoft Bing./ Telegrafi /