Telegrafi

Mozilla teston Mozilla Marketplace

Momentalisht, në Mozilla Marketplace janë më shumë se 200 aplikacione në dispozicion për shkarkim, numër ky që është më i madh sesa ai i Google Chrome WebStore.

Pas instalimit të aplikacioneve në menynë e sistemit operativ shfaqet aplikacioni, dhe më pas ju mund të qaseni në të, përmes ikonave dhe linqeve të shkurta.

Megjithatë, nëse dëshironi të provoni dyqanin e ri të aplikacioneve të Mozilla’s, Mozilla Marketplace ju duhet të instaloni versionin pre-alfa të Firefox dhe më pas të qaseni në të për t’i parë të gjitha mundësitë e ofruara. / Telegrafi /