Telegrafi

Mozilla me logo dhe dizajn të ri!

Fondacioni Mozilla është i njohur më së shumti për Firefox, shfletuesin e famshëm të internetit, por organizata bën edhe shumë produkte të tjera sikurse Thunderbird, SeaMonkey, Bugzilla, dhe një gjuhë programimi të quajtur Rust, në mesin e shumë gjërave të tjera.

Pas shtatë muajsh konsultimi publik me përdoruesit e produkteve të saj, organizata jofitimprurëse ka nisur një fushatë për identitet të ri të quajtur “Protocol”, për të ecur përpara në treg shumë të ngjeshur me aplikacione dhe shërbime online, duke sinjalizuar fokusin e saj të përtërirë në internet.

Produktet e Mozilla përdoren nga qindra miliona njerëz në gjithë botën. Për më shumë rreth identitetit të saj të ri, shikoni videon mëposhtë.