Site icon Telegrafi

Moyesit i kanë mbetur edhe gjashtë ditë kontratë si trajner i Manchester Unitedit

David Moyes ka edhe gjashtë ditë të mbetura në kontratën gjashtëvjeçare që kishte nënshkruar me Manchester Unitedin.

Ishte një ditë e nxehtë e pazakontë në qytetin e Manchesterit, derisa trajneri skocez u prezantuar si njeriu që do ta zëvendësohet legjendën Sir Alex Ferguson në korrik të vitit 2013.

Pritjet ishin shumë të mëdha, duke ditur për suksesin që kishin arritur ndër vite, derisa Moyes nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare.

Ish-strategu i Evertonit dështoi të lë gjurmë te Djajtë e Kuq, madje duke transferuar lojtarë si Marouane Fellaini, që pothuajse ishte një dështim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man Utd

Ai i humbi gjashtë përballje, gjersa bordi i klubit anglez nuk duronte më dhe e shkarkoi pas vetëm dhjetë muajsh në krye të skuadrës.

Skocezit i kishin mbetur edhe pesë vite e dy muaj në kontratë gjashtëvjeçare, ndërsa sot (26 qershor) i kanë mbetur edhe gjashtë ditë për ta përfunduar kontratën. /Telegrafi/

Exit mobile version