Site icon Telegrafi

Moyes rivalizon Mourinhon për stolin e klubit të njohur të Ligës Premier

Everton shkarkoi trajnerin Sean Dyche pasi fitoi vetëm 17 pikë në 19 ndeshje të luajtura në Ligën Premier këtë sezon.

Everton ishte pa fitore në pesë ndeshjet e fundit, me një rekord prej tre barazime dhe dy humbje, dhe drejtuesit e Everton vendosën se ishte më mirë të ndaheshin me Dyche, i cili arriti 26 fitore, 24 barazime dhe 33 humbje në 83 ndeshje.

Veçanërisht interesante është “lufta” për pasuesin e Dyche në stolin e Evertonit.

Lexo po ashtu Jose Mourinho po rikthehet në Ligën Premier?

Tashmë bastet angleze kanë publikuar shanset për trajnerin e ri të Toffes, dhe veçohen dy emra – David Moyes dhe Jose Mourinho.

Kështu Moyes mund të kthehet në Everton pas 11 vitesh e tetë muajsh, ndërsa Mourinho është jashtë Ligës Premier për tre vjet e nëntë muaj.

Moyes ka një avantazh, para së gjithash sepse ai është i lirë në merkato që nga qershori i këtij viti kur i skadoi kontrata me West Hamin, ndërsa Mourinho është nën kontratë me Fenerbahcen.

Ndër kandidatët e tjerë duhet veçuar trajneri i djeshëm i Milanit, Paul Fonseca dhe ish-trajnerët e Anglisë, Gareth Southgate dhe Lee Carsley. /Telegrafi/

Exit mobile version