Telegrafi

Moya e vazhdon kontratën me Atleticon

Getty Images

Portieri i Atletico Madridit, Miguel Angel Moya, e ka zgjatur qëndrimin në Vicente Calderon deri në vitin 2018.

Kontrata paraprake e tij skadonte në muajin qershor të këtij viti, mirëpo edhe pse nuk është zgjedhja e parë e Diego Simeones, ai ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon tjetër te Los Rojiblancos.

Moya në disa raste e ka zëvendësuar Jan Oblakun në portë duke shërbyer si zëvendësues i denjë për portën e Atleticos.

“Jam i lumtur, sepse jam aty ku dua të jem”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit.

Moya ka qenë zgjedhja e parë në Kupën e Mbretit, ndërsa është angazhuar edhe në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/